Aktori hollivudian, George Clooney, duket se e ka lënë tërësisht pas historinë dhe premtimet për martesë me “showgirl” italian, Elisabetta Canalis, ndërsa prezantoi të dielën të dashurën e tij të re.
I pranishëm në premierën e filmit të tij, “Idles of Marches”, Clooney shoqërohej nga Stacy Keibler, e cila nuk dukej aspak nervoze duke ecur mbi tapetin e kuq ku kishin kaluar pak më parë disa yje të tjerë të Hollivudit.
32-vjeçarja, e rregulluar me kujdes për këtë eveniment, dukej tërheqëse dhe e lirshme, ndërsa dhuroi buzëqeshje të pafundme për fotografët.
Për herë të parë, marrëdhënia e 51-vjeçarit Clooney me Keibler u bë publike muajin e shkuar, ndërsa të dy u fotografuan një javë më parë duke kaluar disa ditë pushime në një zonë rezidenciale në Meksikë.
Top Channel