Beyonce rikthehet në qendër të vëmendjes, por këtë herë e bën këtë pa fëmijën 6-muajsh që mban në bark.
Ndërsa e gjithë vëmendja rreth këngëtares është përqendruar prej kohësh tek fëmija që ajo së bashku me reperin Jay-Z është duke pritur, Beyonce shfaqet në një videoklip të ri me linjat që e kanë bërë të cilësohet si një prej femrave më tërheqëse në botë.
I xhiruar disa javë përpara se Beyonce të lajmëronte për shtatzaninë e saj, klipi i “Love on top” e shfaq këngëtaren shumë tërheqëse, ndërsa kërcen e veshur si për palestër, me geta dhe një komplet sportiv.
Ndonëse kënga është hedhur shfaqur për herë të parë në “MTV” vetëm sot, ekspertët parashikojnë që ajo të rikthejë 30-vjeçaren brenda pak javësh përsëri në vendet e larta të klasifikimeve muzikore.
Top Channel