Një ditë para se të nisë heqjen e paralajmëruar të barrikadave në veri,
KFOR-i shpreson për bashkëpunim paqësor, ndërkaq nga Beogradi kanë
ardhur qëndrime të ndryshme.

Në Beograd nuk ka konfirmime zyrtare nëse kanë kontaktuar Komandën e NATO-s në Napoli, siç kanë bërë deri tani.

Pas spekulimeve të palës serbe për aksion të armatosur, KFOR-i ka thënë se nuk ka plan për heqje të barrikadave.

Në të njëjtën kohë, burimet diplomatike në Prishtinë, thotë Telegraf, kanë bërë të ditur se forcat ndërkombëtare këtë javë mund të nisin një aksion. Burimet serbe, sipas Telegraf, bëjnë të ditur se në afërsi të Mitrovicës gjenden trupat e FSK-së.

Oliver Ivanovic, i ashtuquajturi sekretar për Kosovën, thotë se nëse KFOR-i tenton të kalojë, nuk do t’ia dalë, sepse do të jenë shumë njerëz në barrikada.

Sipas tij, nga KFOR-i priten dy fjalë: “që nuk do të lejojë kalimin e trupave të armatosura dhe se nuk do të transferojë doganierët në pikëkalimet kufitare”. Ai madje thotë se aksioni i mundshëm i KFOR-it nuk do të ketë sukses, “përderisa është populli i paarmatosur në barrikada”.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drews u ka dhënë kohë deri të martën qytetarëve serbë për të larguar barrikadat.

Top Channel