Scarlett Johansson pranon se kur u divorcua nga Ryan Reynolds ishte shumë e trishtuar, por e kaloi këtë gjendje falë mbështetjes së miqve të saj.
“Kam disa shoqe të cilat i njoh që kur isha 15 vjeç dhe gjithmonë janë të gatshme të më ndihmojnë kur kam nevojë për to. Atyre mund t’u them gjithçka”, shprehet Johansson.
Gjithashtu aktorja nuk harron as pjesëtarët e familjes: “Shkoj shumë mirë me vëllanë e vogël dhe me gjyshen time. Ata më kanë bërë të ndihem mirë në momentet kur morali im ishte i ulët.”
Johansson nuk ka zbuluar shkaqet e divorcit nga aktori hollivudian duke thënë që është diçka “shumë personale”, por ka treguar disa anë të karakterit të saj që mund të kenë çuar në divorc.
“Jam shumë kritike me veten dhe të tjerët. Nuk më mbyllet goja kur diçka nuk më pëlqen dhe gjithashtu jam shumë e paduruar”, thekson protagonistja e ‘Vicky Cristina Barcelona’.
Top Channel