Sheen-Richards, të divorcuarit e lumtur

15/10/2011 00:00

Të divorcuar prej vitesh dhe të vendosur në qendër të kritikave të
ndërsjellta në më shumë se një rast, Charlie Sheen dhe Denise Richards
rikthehen të darkojnë së bashku, duke treguar se nuk i kanë humbur të
gjitha reflekset, që i shtynë të bënin dy vajza së bashku.

Në hyrje të një restoranti italian në Nju Jork, ku fotografët prisnin, Charlie u pa duke i hedhur krahun Richards, në atë që ishte një ndienjë e dukshme afeksioni.

Vetëm dy muaj më parë, Denise birësoi një vajzë të tretë, të quajtur sipas emrit të nënës së saj, Eloise dhe Sheen e ka mbështetur hapur në publik vendimin e ish-bashkëshortes së tij.

Nga ana e saj, protagonistja në një prej serive të “James Bond”, iu përgjigj kësaj ngrohje relative të marrëdhënieve duke marrë me vete vajzat, për të parë një ndeshje futbolli në të cilën babai i tyre ishte duke luajtur.

I përfshirë së fundi në një spirale skandalesh, midis të cilave marrëdhënia e poligamisë me dy vajza njëkohësisht dhe përdorimi i vazhdueshëm i lëndëve narkotike, Charlie po planifikon ndërkohë rikthimin e tij të bujshëm në botën e kinematografisë, në një serial të ri.

Në fakt, ai është renditur si aktori më i paguar i televizioneve nga revista “Forbes”, edhe pse gjatë të gjithë vitit ka qenë i papunë. Në periudhën nga maji 2010 në maj 2011, ai ka përfituar plot 40 milion dollarë, vetëm nga përqindjet e tij mbi spektaklet në të cilat ka marrë pjesë.

Top Channel