Duket se cështja e emigracionit është shndërruar aktualisht në temën e
preferuar të shtypit britanik, ku ligjet që mundësojnë qëndrimin e
mëtejshëm të emigrantëve të paligjshëm, duke shfrytëzuar të drejtat e
njeriut janë shndërruar në një dhimbje koke për qeverinë e qendrës së
djathtë të kryeministrit Cameron.
Gazeta ‘Daily Mail’ e cileson skandal shifren e mbi 37 mije veteve qe sipas Ministrise se Drejtesise apelojne vendimet e Home Office-it, Ministrise se Brendshme per te qendruar me tej ne vend. Ne kete shifer llogariten vetem ata persona qe jane te regjistruar zyrtarisht, duke perjashtuar ketu mijera te tjerë qe jane zhdukur ne te zeze.
Ne faqen zyrtare te Ministrise britanike te Drejtesise jepen shume raste apelimesh mes tyre edhe dy shqiptare. ‘Daily Mail’, e cileson skandaloze natyren e shume prej apelimeve, duke permendur nje vajze 28-vjecare shqiptare, e cila jeton ne qytetin e Brajtenit, e cila sipas apelimit, argumenton se eshte lesbike dhe do te vritej, nese do te kthehej ne Shqiperi, pavaresisht se nuk ka ligj qe diskriminon kunder homoseksualitetit.
Historikisht qeverite britanike te dites shpallin masa antiemigracion dhe ja hedhin fajin atyre pararadhese, por e verteta eshte se numri i te huajve qe vijne ne Britani eshte mjaft i madh, mbi cerek milion, vetem e vitin e kaluar, cka per publikun eshte mjaft ceshtje sensitive.
Top Channel