Zhgënjim në dashuri për Puyol
14/10/2011 13:40
Futbollisti i Barcelonës, Carles Puyol, dhe modelja spanjolle Malena Costa i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.
Lajmi u bë i ditur nga revista ‘Lecturas’ dhe menjëherë pas publikimit erdhi edhe konfirmimi nga Costa.
“Kur ndahesh është faji i të dyve, të gjithë çiftet kanë krizat e veta”, u shpreh modelja, ndërsa kapiteni i ekipit të Barcelonës nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë.
Miqtë e afërt të çiftit mendojnë se diferenca e moshës mund të ketë qenë një motiv kyç në ndarje: Puyol është 33 vjeç ndërsa Costa 22.
Kjo ndarje ishte e papritur sepse javën e kaluar Puyol dhe Costa udhëtuan në Romë për të festuar përvjetorin e parë të lidhjes së tyre.
Top Channel