Një prej foshnjeve në të njohura në botë që prej lindjes, Harper Beckhamm vizitoi për herë të parë në jetën e saj Londrën.
E destinuar që të jetë në qendër të vëmendjes për faktin e thjeshtë se është vajza e David dhe Victoria Beckham, fëmijë disa muajshe mbërriti në krahët e mamasë së saj në kryeqytetin britanik, pas një udhëtimi të gjatë ndëratlantik me avion.
Ish-këngëtarja e grupit “Spice Girls”, mbërriti në Londër për disa arsye biznesi dhe u fotografua duke mbajtur në krahë vajzën e veshur me rozë, që ndërkohë flinte në krahët e nënës së saj.
Për të kryer udhëtimin, Harper duhet të merrte një pasaportë, të cilën duhet ta nënshkruanin të dy prindërit e saj, duke qenë se bëhej fjalë për një minorene. Ndryshe nga tre fëmijët e tjerë të çiftit, krijesa 4-muajshe i nënshtrohet praktikave të tjera ligjore.
Ajo ka lindur në Los Anxhelos dhe në bazë të ligjit amerikan, ka fituar automatikisht nënshtetësinë amerikane.
Top Channel