Britani, kapen 9 shqiptarë

14/10/2011 23:15

Nëntë shqiptarë të kapur ishin në mesin e 14 të huajve që po tentonin të hynin ilegalisht në territorin britanik duke udhëtuar të fshehur në një kamion me targa rumune që transportonte mobilje për kompaninë suedeze IKEA, njofton  Agjensia Britanike e Kufirit.

Të kapurit janë të moshës 20 deri në 50 vjec dhe u arritën të zbulohen vetëm falë qenëve me erë në terminalin e trageteve në North Shield në afërsi të qytetit të Nju Kasëllit.

Emigrantët e fshehur kishin 14 orë në kamion, derisa u zbuluan nga autoritet, të cilët më pas janë ridërguar në Holandë.

Javën e kaluar kamionët rumunë ishin nisur nga Rumania duke udhëtuar përmes Amsterdamit ku besohet se shqiptarët teëetur për të vajtur në Britani, kanë hipur.

Shoferi i maunes rumune është gjobitur 5 mijë sterlina. John Spence, ndihmës-drejtor në Agjensinë Britanike të Kontrollit të Kufirit thotë se zyrtarët e emigracionit përdorin  teknologjinë më të fundit dhe përvojën dhe ekspertizën e tyre për të qenë një hap më përpara emigrantëve ilegalë.

“Ne nuk do hezitojmë të marrim masa të forta kundër shoferëve të mauneve që nuk arrijnë të sigurojnë automjetet e tyre”, tha zyrtari britanik.

Britania ka futur në përdorim prej kohësh pajisje kërkimi të tekonolgjisë së larte, përvec qenëve zbulues, si detektorët me dioksid kardoni, monitoruese të rrahjeve të zemrës si dhe skanera, përvec kërkimeve vizuale.

Por jo gjithmonë arrihet të parandalohet hyrja ilegale e emigrantëve të cilët përdorin mënyrë, metoda dhe rrugë të sofistikuara në kërkim të një jete më të mirë në Britani. Këtë e tregon edhe numri i shqiptarëve që arrijnë të mbërrijnë në Britani në mënyrë konstante edhe pse më të vogël në numër se kohë më parë. Shumica nuk kërkojnë azil, por qendrojnë dhe punojnë në të zezë, me përjashtim të rasteve kur regjistrohen si minorenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA