Amanda Knox, shëtitje në Siatëll

14/10/2011 18:35

E veshur me xhinse dhe t-shirt, me një cokollatë dhe një kolinoz në duar dhe dielli që i bie në fytyrë.

“Daily Mail” dhe tabloide të tjera angleze kanë publikuar sot foto nga jeta e re e Amanda Knox, që ka filluar të bëjë shëtitje në Siatëll.

Amanda, që sot ecën e buzëqeshur dhe e shoqëruar nga një miku i saj, mbërriti në Siatëll nëntë ditë më parë, pas 4 vitesh burg në Itali.

“Një xhiro nëpër dyqanet e qytetit ishte një kënaqësi që ajo ëndërronte prej kohësh”, shkruan “Daily Mail.

Amanda Knox u lirua mbrëmjen e 3 tetorit, pasi Gjykata e Apelit në Itali e shfajësoi atë dhe të dashurin Raffaele Sollecito nga akuza për vrasjen e studentes angleze Meredith Kercher.


Familja Kercher
u shpreh e indinjuar për vendimin e gjykatës dhe deklaroi se nuk do të rreshtë kurrë së kërkuari të vërtetën për vrasjen e vajzës.

Një juri prej tetë personash shpalli të pafajshme dyshen Knox-Sollecito, pasi u ngritën dyshime mbi praktikat e përdorura për mbledhjen e provave të ADN-së.

FOTO GALERI
1/2
Tabloidet angleze, foto të amerikanes në liri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA