Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu takon anëtarë të Kongresit
dhe Senatit, me të cilët ka diskutuar për cështjet shqiptare.
Takimet e Spahiut me anëtarët e Kongresit zhvillohen pas paradës së Aleancës Kuqezi në New York.
Parada u organizua nga Aleanca dhe disa te rinj shqiptaro-amerikane, anëtarë të organizatës Rrënjet Shqiptare.
Protagonisti i paradës shqiptare ishte Kreshnik Spahiu, drejtuesi i Aleancës Kuqezi, i cili bashkë me tre të rinj shqiptaro-amerikanë, të organizatës Rrënjët Shqiptare, bënë të mundur bashkimin e qindra e shqiptarëve në qendër të New York-ut.
“Mesazhin, të cilin duan ta injektojnë në mendjen e shqiptarëve, në mendjen e popullit se Shqipëria nuk bëhet, ne duhet ta kthejmë se Shqipëria bëhet, Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria, as të mos skuqet, as të mos nxihet, por të jetë kuqezi”, tha Spahiu.
Top Channel