KFOR-i dhe EULEX-I nisën këtë mëngjes operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje.

Forca e NATO-s ne Kosove e nise kete operacion me kerkese te misionit europian për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit illegal të rrugës anësore rreth portës zyrtare dhe të ndalojë kontrabandën.

‘Porta në Jarinje është e hapur dhe duhet të përdoret. KFOR-i ka të drejtë të largojë barrikadat kur rrethanat të jenë të përshatshme dhe nuk do t’i tolerojë ato përgjithmonë’, deklaroi komandati i tij, gjeneral-major Erhard Drews.

‘Qytetarët duhet të rrijnë larg bllokadave të rrugëve dhe barrikadave dhe nuk duhet të marrin pjesë në protesta dhe aktivitete ilegale’, shtoi ai. Drews kujtoi edhe nje here se misioni i forces qe drejton eshte të ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosoves.

Top Channel