Kutcher, kokulur pas takimit me Moore

12/10/2011 16:50

Aktori 33-vjeçar, Ashton Kutcher, u largua i turpëruar dhe kokulur pas një takimi me gruan e tij Demi Moore, e cila ka shpallur publikisht qëllimin e saj për t’u divorcuar, pas tradhëtisë së aktorit.

Kutcher u fotografua ditën e hënë ndërsa shkoi në rezidencën e Moore në Santa Barbara, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar martesën e tij, por u largua pas vetëm pak minutash me kokën e ulur.

Ndonëse askush nuk e di fjalët e vërteta që u shkëmbyen mes njëri-tjetrit nga një prej çifteve më të famshëm të Hollivudit, nuk është shumë e vështirë të imagjinohet përmbajtja e të gjitha fjalëve.

Moore dhe Kutcher, aktori 15 vjet më i ri, u lidhën në martesë shtatë vjet përpara dhe marrëdhënia e tyre konsiderohej si një prej më të qëndrueshmeve brenda Hollivudit, derisa një revistë rozë publikoi fotot të aktorit në shoqërinë e një 23-vjeçareje gjatë një mbrëmje.

Revista ofroi prova se biondia tërheqëse e kishte kaluar natën në dhomën e tij të hotelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA