“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain
Salma Hayek ka thënë se nuk kujdeset shumë për lëkurën dhe se ka shumë frikë të injektojë Botoks.
“Nuk kam injektuar kurrë Botoks sepse ideja e një gjilpëre në ballë më frikëson shumë. Me raste përdor kremra, vetëm kaq”, u shpreh 45-vjeçarja në një intervistë për revistën ‘Latina’.
Gjithsesi, Hayek nuk e përjashton mundësinë që një ditë të fillojë edhe ajo të heqë rrudhat me anë të Botoksit: “Nuk e di a mund ta bëj, të shohim.”
Përsa i përket karrierës së saj kinematografike, Hayek është duke promovuar filmin e saj të ri ‘Puss In Boots’, një film i animuar ku një nga dubluesit do të jetë edhe Antonio Banderas.
Aktorja gjithsesi thekson se do të ishte e kënaqur edhe nëse karrierën do ta mbyllte me kaq: “Kam një vajzë 4-vjeçare dhe një bashkëshort të mrekullueshëm. Nëse nuk do të punoja më do isha e lumtur të rrija në shtëpi duke luajtur rolin e nënës dhe bashkëshortes.”
Top Channel