Këngëtarja e famshme amerikane, Beyonce Knoëles, shprehu hapur irritimin e saj, në lidhje me spekulimet se vendosi një jastik, për të treguar barkun e saj më të madh gjatë një interviste të dhënë për një televizion australian.
Zëdhënësësja e saj i cilësoi spekulimet si “idiote, qesharake dhe të pavërteta”, gjatë një lidhje direkte për një televizion amerikan.
Përgënjeshtrimi vjen pasi sekuencat që përflisnin këtë zmadhim artificial të barkut bënë xhiron e internetit, pasi u transmetuan nga youtube.
Spekulimet morrën jetë nga një moment në sekondën e 57, kur nga një kamera u duk se barku i këngëtares lëvizi dhe u spostua për poshtë.
Beyonce, e cila duhet të lindë në muajin shkurt, e cilësoi veten si “të bekuar”, që është duke pritur fëmijën e saj të parë.
Top Channel