Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se Kosova është gati të
vazhdojë dialogun teknik me Prishtinën, për çështjet që kanë të bëjnë me
rregullimin e jetës së qytetarëve. Tahiri theksoi të martën pas takimit
më ndërmjetësin e Bashkimit Evropian Robert Cooper, se në
dialog Prishtina nuk pranon që të përfshihen çështjet politike.

Sipas Telegraf, Tahiri nuk ka dhënë ndonjë datë për nisjen e dialogut, ndërsa pritet që ndërmjetësuesi Cooper të gjejë një pikë të përbashkët mes palëve.

Tahiri ka siguruar se çështja e sovranitetit, integritetit territorial dhe rregullimit të brendshëm të Kosovës nuk do të shtrohen asnjëherë në tavolinën e bisedimeve.

Numri dy i qeverisë theksoi se me Cooper është biseduar për zbatimin e pesë marrëveshjeve të arritura me Serbinë, duke caktuar datën 20 nëntor, si një afat kur duhet të fillojë implementimi i plotë i tyre.

“Veriu”, kushti i Serbisë për dialog

Serbia nuk do të pranoje vazhdimin e dialogut teknik me Kosovën pa e zgjidhur problemin me pikëkalimet në Bërnjak dhe Jarinjë.

Borko Stefanovic,shef i grupit negociator ka thënë se mbështet barrikadat paqësore dhe pret mirëkuptim nga Prishtina për zgjidhjen e problemeve.

“Ne duam që të arrijmë një zgjidhje dhe me bashkësinë ndërkombëtare do të zgjidhim problemin e Veriut dhe me Prishtinën. Kemi biseduar deri në detaje për mundësitë e zgjidhjes së këtij problemi dhe kemi hasur në mirëkuptim”, ka thënë Stefanoviç.
 
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, i cili po ashtu ka pritur të dërguarin Cooper, ka thënë se dialogu është rruga e vetme.

“Tema kryesore ka qenë veriu i Kosovës. Kjo situatë është e pa pranueshme për të gjithë dhe duhet të vazhdojmë dialogun dhe të ketë kontakte me KFOR-in dhe EULEX-in”, tha ai.

Shpresa pa folur për Veriun nga shikimi i Serbisë duket e vogël. Por, është premtuar zbatimi i marrëveshjes për liri të lëvizjes të arritur në fillim të verës

 

Top Channel