Perry rikthehet bionde
11/10/2011 17:10
E lodhur nga ngjyra rozë në kokën e saj, këngëtarja e famshme Katy Perry është rikthyer tek një pamje më natyrale, duke u bërë bionde.
Perry u fotografua mëngjesin e së martës në mbërritjen e saj në një aeroport në Los Anxhelos, ku çdo gjurmë i eksperimenteve të saj të vazhdueshme me pamjen e saj ishte zhdukur.
Pamja e këngëtares ishte bërë prej kohësh objekt kritike për mediat rozë. Një ditë më parë, fotografi të saj e maskuar me një skelet për festën e Hellouinit ngjallën shumë debat në shtyp.
Top Channel