Kurnikova: Dua fëmijë patjetër
11/10/2011 16:40
Anna Kurnikova është shprehur për revistën ‘Woman’s Health’ se martesa mes saj dhe këngëtarit Enrique Iglesias është shumë larg për momentin.
“Martesa nuk është e rëndësishme për mua. Unë kam një marrëdhënie të lumtur dhe kjo është më e rëndësishmja”, shprehet bukuroshja ruse.
Por, nga ana tjetër, ish-tenistja deklaron se është e paduruar për të patur fëmijë: “Dua të kem fëmijë patjetër, të mitë apo të adoptuar. Më pëlqen shumë të kujdesem për ta.”
Kurnikova ka dhjetë vjet që është e lidhur me këngëtarin e famshëm spanjoll Enrique Iglesias, i cili ka thënë të njëjtat gjëra në një intervistë për një emision televiziv në muajin shtator.
Top Channel