
Greva e punonjësve në portin detar te Barit ne Itali ka shkaktuar vonesa ne mbërritjen e trageteve ne portin detar te Durrësit.
Gjashte deri ne shtate ore vonese eshte regjistruar ne mberritjen e trageteve ne portin me te madh te vendit gjate dites se marte. Keto vonesa kane krijuar shqetesime jo vetem per pasagjeret, por edhe per familjare te tyre, qe i kane pritur me ore te tera ne te ftohte jashte rrethimit portual.
Dy tragetet “Riviera Adriatika” dhe “Bridge” te linjes Bari-Durres nga tre tragetet qe duhet te ankoroheshin ne kalate ne oret e mengjesit kane mberritur pas mesdites, ndersa i treti, trageti “Ankara” ka hyre ne port rreth ores 15.30.
Tragetet i perkasin tre agjencive te ndryshme te lundrimit dhe lidhin dy brigjet e Adriatikut permes porteve te Durresit dhe te Barit. Pezullimi disa oresh i punes nga punonjesit ne portin e Barit ka cuar ne keto vonesa disaoreshe. Policia kufitare dhe dogana ne bashkepunim me kapitenerine portuale moren masat per nje perpunim sa me te shpejte te afro 500 udhetareve, 100 automjeteve dhe 50 kamionave me mallra importi qe ndodheshin ne keto tragete.
Top Channel