Intensifikimi i kontrollit te kufijve detare e kane hequr Shqiperine nga
lista e zeze e vendeve qe trafikojne qenie njerezore dhe lende
narkotike.
Gjate nje seminari dyditor, qe po zhvillohet ne Durres mbi trafiqet e paligjshme dhe luften kunder tyre permes forcimit te sigurise ne pikat kufitare, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj tha se Shqiperia po shkon drej vendeve me te sigurta ne rajon duke iu referuar sigurise se ujerave detare nga trafiqet e paligjshme.
Ai permendi punen e mire te qendres nderinstitucionale te kontrollit te kufijeve, rezultatet positive ne uljen e trafiqeve ne zonen detare.Seminari ka mbledhur drejtues te policise se vendeve te rajonit, Italise, Greqise dhe Malit te Zi, vende keto qe lagen nga Adriatiku dhe Joni per te vendosur mbi objektivat dhe bashkerendimin e veprimeve per te mundesuar nje territor ujor te sigurte, larg aktivitetit te trafikanteve.
Në seminar pervecc drejtuesve te policise dhe eksperteve te fushes merrnin pjese dhe perfaqesues te trupit diplomatik ne vendin tone.
Top Channel