Pfeiffer: Nuk jam kundër kirurgjisë plastike
09/10/2011 11:35
Michelle Pfeiffer nuk është kundër kirurgjisë plastike, por mendon se ndërhyrjet estetike duhen bërë me masë.
Aktorja 53-vjeçare, e cila është ende një nga femrat më të dëshiruara të planetit, u shpreh për revistën ‘Elle’: “Nuk ka asgjë të keqe nëse njerëzit bëjnë një ndërhyrje të vogël për të eliminuar një defekt ose injektojnë botoks. Problemi vjen kur ndryshimi është rrënjësor dhe nuk je më vetvetja.”
“Gjithsesi, nëse dikush shihet në pasqyrë dhe i pëlqen që fytyrën e ka zëvendësuar me një maskë, nuk ka fare problem”, shton Pfeiffer.
Top Channel