Shtetet e Bashkuara kërkuan sërish largimin e presidentit sirian, Bashar al Assad.
Për Uashingtonin, Assad po e fut Sirinë në një qorrsokak të rrezikshëm, pasojat e të cilit po i ndjejnë civilët.
Zëdhënësi Jim Carney dënoi vrasjen e liderit të kurdëve në Siri, Meshaal Tamo si dhe dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve që kërkojnë reforma.
“Edhe njëherë tjetër premtimet e presidentit Bashar Al Assad për dialog me opozitarët dhe për ndërmarrjen e reformave u zbehën”, tha Carney.
Reagimi i Uashingtoni vjen pas rrëzimit të rezolutës për Sirinë të paraqitur nga vendet e Bashkimit Europian në Këshillin e Sigurimit. Rezoluta, e cila kërkontë përforcimin e presionit ndaj Damaskut për t’i dhënë fund dhunës ndaj civilëve, u bllokua nga veto e Rusisë dhe Kinës.
Top Channel