Një i ri 26-vjeçar, Erjon Trifoni, lindur në Fier dhe banues në Athinë si emigrant, është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës si zotërues i një sasie prej 13 kg lëndë narkotike marijuanë.
Trifoni udhëtonte drejt Athinës dhe ngarkesa gjendej në bagazhin e autobusit brenda një valixheje. Efektivat e Policisë Kufitare kishin marrë informacion më parë se një i ri nga Fieri do të trafikonte lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.
Nga kontrolli i ushtruar, ka mbetur një valixhe që nuk pranonte asnjë pasagjer se ishte e tija, pasi kontrolli zbuloi se brenda saj ndodheshin lëndë narkotike. Megjithatë, nuk është dashur shumë që forcat e rendit të identifikonin pronarin e vërtetë të valixhes.
26-vjeçari tërhoqi vëmendjen e autoriteteve ndërsa tregoi një shqetësim të dukshëm dhe tentoi të largohej fshehurazi. Në trup, atij iu gjet një aparat celular, në të cilën sapo kishte nisur mesazhin me tekstin “më kapën”. i vendosur nën pranga, shtetasi u shoqëua në ambientet e stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë.
Top Channel