Vizionarët, Dritan Hoxha, një “Jobs” shqiptar

07/10/2011 19:00

Vizionarët janë njerëz që ëndërrojnë vizone të mrekullueshme për botën dhe i artikulojnë ato me një frymëzim të madh.

Një ndër ta është Leonardo Da Vinci. Piktor, skulptor, arkitekt, shkencëtar, matematicien, inxhinier, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist dhe shkrimtar, me pak fjalë gjeni. Ndihmesa e tij në përparimin e njerëzimit është e pacmueshme.

Ku flasim për gjeni nuk mund të lëmë pa përmendur Gutenbergun. Shtypshkronja e tij revolucionarizoi botën e prodhimit të librave. Me modifikimet e bëra shtypshkronja e Gutenbergut mbeti mjeti kryesor i shtypjes së librave deri në fund të shek 20.

Bota moderne është një botë e elektriziuar. Llambat ndriçuese në mënyrë të vecantë kanë ndryshuar thellësisht ekzistencën njerëzore, duke i dhënë natës dritë dhe duke e bërë atë të përshtatshme për veprimtaritë e njeriut. Ky zbulim i jashtëzakonshëm mban emrin e Tomas Edisonit.

Një vizionar nuk mund të mos mendojë se çfarë do t’i lërë në trashëgin njerëzve. Teoria e relativitetit është dhurata më e çmuar që Alber Ajanshtajn i ka lënë njerëzimit. Pasi hodhi poshtë teoritë se koha dhe hapësira ishin koncepte absolute, Ajnshtajni zbuloi që shpetësia e dritës është më e madhja që ekziston dhe është e pandryshueshme në çdo lloj mjedisi.

Një vizionar është më shumë se një hap para të tjerëve. E këtë e kuptoi mjaft mirë në vitin 1908 prodhuesi i makinave Henri Ford. Për të ulur çmimin e makinave ai mendoi se duhet sofistikuar prodhimi i tyre. Idetë e tij novatore bën që modeli Ford T, i dizejnuar prej tij, të arrinte 15 milion shitje deri në vitin 1927 kur u shit prodhimi i fundit.

Në jugun e SHBA-së e viteve ’60 ishte e ndaluar të jesh me ngjyrë të zezë. Në kulmin e paragjykimit racial, ishte Martin Luter King që predikoi paqen në vend të luftës. Me fjalimin e famshëm “I have a dream” në vitin 1963, ai dha ndihmesën e tij për të ndryshuar drejtimin e historisë në SHBA-së.

Mundohuni të imagjinoni një botë pa magjinë, optimizmin dhe fantazinë e  Walt Disney. Një pionier i fushës së animacionit, novator dhe posedues i njërës prej imagjinatave më pjellore që bota ka njohur ndonjëherë, i cili ka shndërruar atë që sot e njohim si industria e argëtimit.

Por, gjenitë nuk i kanë mungura as Shqipërisë. Një ndër ta është Dritan Hoxha. i apasionuar pas teknologjisë dhe një menxher me aftësi të rralla, ai themeloi atë që është quajtur perandoria mediatike “Top Media”. E nisi me “Top Albania Radio”, kaloi te televizioni me ekranin më të dashur për të gjithë shqiptarët “Top Channel”, renditi shqipërinë ndër vendet e para në botë me një platformë dixhitale “High Definition”, si “Digitalb”. Ai nuk donte të kishte thjesht më i pasur nga sa ishte kur nisi të ndërtonte perandorinë e tij. Ai donte të ishte i vetëm në llojin e tij të të bërit biznes, një Stiv Jobs në modelin shqiptar.

Top Channel