Carla Bruni, në spital duke pritur fëmijën
07/10/2011 10:25
Zonja e parë e Francës, Carla Bruni, është shtruar në spital në pritje për të lindur fëmijën në orët e ardhshme.
Bruni ka rezervuar katër dhoma që kushtojnë 250 euro për natë secila. Në njërën nga dhomat do të rrijë modelja dhe këngëtarja italiane, ndërsa në dhomat e tjera do të qëndrojnë presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe truprojat.
Gjithsesi, njëri nga mjekët ka theksuar se dhomat ku është akomoduar Bruni dhe familja nuk janë luks i madh, por vetëm pak më të mëdha se të tjerat e spitalit.
Carla Bruni është shtruar në një spital të Parisit, pranë rezidencës së presidentit Sarkozy.
Top Channel