Yjet e Hollivudit mblidhen në… Çeçeni

06/10/2011 18:25

Disa yje të Hollivudit ishin në Çeçeni gjatë ditës së djeshme, për të nderuar me pjesëmarrjen e tyre liderin e krahinës ruse, Ramzan Kadyrov, në ditën e 35-vjetorit.

Në një komunikatë, Kadyrov pranoi se emra si Van Damme, Kevin Costner dhe violinistja Vanessa Mae mbërritën në kryeqytetin e provincës, Grozni, por përgënjshtroi që udhëtimi të kishte lidhje me ditëlindjen e tij.

Sidoqoftë, me Çeçeninë që nuk renditet midis destinacioneve të preferuara turistike, një vizitë e tillë është e vështirë të jetë një rastësi, ndërsa besohet se aktorët kanë përfituar shuma të majme për shkuar deri në Çeçeni.

Në një fjalim të mbajtur në praninë e yjeve, Kadyrov theksoi se provinca e tij ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore dhe nuk është më ai vend i shkatërruar nga lufta, që shumë njerëz vazhdojnë ende t’a konsiderojnë.

Kadyrov është pranari i klubit të futbollit Anzhi, skuadër që ka bërë investime të mëdha në blerjen e yjeve si Eto’o, Zhirkov apo Roberto Carlos.

Presidenti aktual i krahinës, ai është djali i Akhmad Kadyrov, i cili ndihmoi shtetin rus të fitonte luftën në konfliktin e dytë Ruso-Çeçen. Për t’u hakmarrë, militantët islamikë e vranë nëpërmjet një autobombe në vitin 2004.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA