Ministria e Ekonomisë njoftoi se do të heqë lejet për 43 shoqëri minerare, të cilat nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore të kontratave.
Këto shoqëri janë konstatuar në shkelje të ligjit pas kontrolleve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyore.
Sipas ministrisë, shumë prej subjekteve minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejeve nuk kanë punuar dhe nuk punojnë, duke mos paraqitur as programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse.
Për këtë arsye, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nisur procedurat për heqjen e lejeve të këtyre shoqërive, duke i njoftuar ato zyrtarisht për shkeljet përkatëse të ligjit minierar.
Ministria thotë se brenda një periudhe 30-ditore nga marrja e këtij njoftimi, ministri vendos për revokimin e lejes minerare.
Situata në minierat e vendit është më e rëndë se kurrë, me minatorët që vënë jetën në rrezik nën tokë vetëm për një pagë minimale.
Ndërkohë, në minierën e Bulqizës puna nuk ka filluar ende, pavarësisht se minatorët dhe kompania ACR gjetën një marrëveshje.
Top Channel