Adele ka anuluar pjesën e mbetur të turit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një problemi me kordat vokale.
Kantautorja britanike anulloi 10 data koncertesh. Turneu zhvillohej për të prezantuar albumin e saj të fundit me titull “21”, album që ka prodhuar suksese të tilla si ‘Rolling In The Deep’ dhe ‘Someone Like You’.
“Nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet që ta marr seriozisht këtë problem sepse përndryshe do të rrezikoj seriozisht zërin dhe karrierën”, sqaroi këngëtarja në faqen e saj të internetit.
23-vjeçarja u shpreh e bindur se fansat e saj do ta mirëkuptojnë vendimin e anullimit të koncerteve.
“Zëri im është i dobët. Duhet të filloj rehabilitimin vokal dhe të filloj të ndërtoj rezistencën e zërit. Shumë shpejt do t’i rikthehem skenës. Ju kërkoj falje”, përfundoi Adele.
Top Channel