Serbi, ndalohet “Gay Parade”

01/10/2011 02:35

Autoritetet serbe ndaluan, “Gay Parade”, paradën e homoseksualëve në Beograd, që parashikohej të zhvillohej ditën e dielë, si dhe të gjitha grumbullimet publike, me frikën se dhuna e viteve të kaluara do të përsëritet.

Goran Miletic një aktivist i të drejtave të njeriut dhe organizator i paradës e dënoi vendimin, por pranoi se aktiviteti nuk do të bëhet.

“Me këtë, shteti kapitullon, një shtet demokratik duhet të jetë në gjendje t’i garantojë dy ore siguri, qytetarëve te tij”, tha ai.

Mbi 100 policë u plagosën vitin e kaluar dhe dhjetëra ekstremistë u arrestuan gjatë zhvillimit të “Gay Parade”.

Top Channel