
Ecjet apo vrapimi në natyre u rekomandohet të gjithë qytetarëve për të
shmangur ilacet e tepërta në rastet e problemeve shëndetësore që tashmë
sa vijnë e shtohen për shkak të stilit perëndimor të të jetuarit. Ka
shumë persona që perpiqen te mbajne trupin ne forme per te shmangur
problemet e shumta qe vijne nga kilogramet e tepert, nga ushqimet me
yndyre qe perdoren ne tavolinat tona.
Ne Diten Boterore te Zemres mjeke kardiologe kane ofruar matje tensioni dhe konsulta falas per qytetaret në parkun e Liqenit Artificial në kryeqytet.
“Ecja është një faktor shumë i mirë për ta ulur tensionin. Janë rritur personat me tension të lartë, për shkak të jetës sedentare. Mjekim i lehtë dhe rekomandojmë aspirinën, sepse është medikament mbrojtes ndaj sëmundjes së arterieve koronare”, thotë mjeku kardiolog Ermir Mile.
Shefi i pavionit te Kardiologjise Artan Goda u kerkon qytetareve te tregojne kujdes ne ushqim, te reduktojne yndyrnat, kriperat dhe te zhvillojne sa me shume aktivitete fizik.Ne rast te kundert te paraqiten menjehere tek mjeku per te kapur ne kohe problemin.
“Problemet në zemër vijnë krtyesisht nga dëmtimi i enëve të gjakut që ushqejnë muskujt e zemrës. Duhet të merren masa para ngjarjeve të rëndësishme si infarkti, ose nëse nëse ndodh problemi zgjidhet në kohë me korgjimin total”, thotë Goda.
Simptomat e paralajmeruese te infarkti jane dobesie papritur e fytyres, e krahut apo kembes ne njerin krah te trupit, veshtiresi ne te folur apo kuptuar, veshtiresi ne shikim, marrje mendsh, dhembje koke e rende pa ndonje shkak te njohur me pare.
Top Channel