Strategjia e Zgjerimit i kushton vëmendje të posacme këtë vit
përkeqësimit të lirisë së shprehjes në mediat e vendeve të Ballkanit dhe
Turqisë. Komisioni Europian i permbledh ne dy grupe problemet qe hasen
ne kete fushe.

“Sfidat per lirine e shprehjes dhe median perfshijne: nderhyrjet politike, qe here pas here manifestohen edhe permes sistemit ligjor; presionet ekonomike; perdorimi i krimit dhe korrupsionit per te influencuar median
dhe mbrojtja e pamjaftueshme e gazetareve kunder ngacmimeve apo dhe sulmeve te dhunshme.Sfidat ekonomike lidhen me mungesen e transparences dhe perqendrimin e pronesise, mungesen e konkurrences se ndershme dhe mungesen e pavaresise per rregullatoret e tregut. Te gjitha keto ceshtje vendosin kufizime serioze ne shprehjen e mendimeve nga mediat kritike ndaj qeverise dhe dekurajojne gazetarine investigative. Media dhe gazetaret jane shpesh te detyruar te vetecensurohen””, thuhet në dokument.

I nenvizuar ne kete dokument, si element i rendesishem i kriterit politik te Kopenhagenit, garantimi i lirise se shprehjes ne media i kerkohet cdo qeverie qe aspiron te afroje vendin me BE.

“Eshte thelbesore qe vendet e zgjerimit te garantojne peisazhe mediatike te hapura, per te krijuar kushtet per nje gazetari te pavarur me kulture kritike. Transmetuesit publike duhet te permiresojne poziten ekonomike dhe autonomine per te permbushur rolin e tyre. Ne te njejten kohe, njerezit e profesionit te medias duhet te vetangazhohen per vetepershtatje ne perputhje me kodet gjitheperfshirese te etikes dhe te standarteve profesionale”, shkruhet në dokument.

Ne maj te ketij viti, Komisioni Europian organizoi dhe nje konference te posacme me gazetaret e Ballkanit dhe te Turqise, enkas per te degjuar opinionin dhe eksperiencat e tyre mbi presionet e qeverise dhe te politikes. Konkluzionet e kesaj konference, sic shkruhet ne dokument, “ushqejne punen e Komisionit ne kete fushe”, ndaj ky institucion angazhohet para vendeve anëtare se jo vetem do te monitoroje garantimin e lirise se shprehjes ne media, por dhe se do te percaktoje prioritetet ne kete fushe, per te kushtezuar me zbatimin e tyre, negociatat per anëtaresim ne BE.
 
“Komisioni do te monitoroje nga afer zhvillimet ne kuader te marrveshjeve egzistuese dhe dialogut te strukturuar me vendet e zgjerimit. Ai do te integroje me tej keto ceshtje brenda negociatave per antaresim, posacerisht ne kapitullin e gjyqesorit dhe drejtave themelore. Ai do te identifikoje prioritetet dhe do te inkurajoje perpjekjet e qeverise per te arritur standartet europiane ne fushen e lirise se shprehjes. Per kete qellim, bashkepunimi do te forcohet me partneret e nevojshem ne keto vende dhe organizatat nderkombetare- ne vecanti Keshilli i Europes dhe OSBE. Do te zhvillohet me tej dialogu me gazetaret dhe shoqatat e tyre”, thuhet më tej.

Pervec lirise se shprehjes, politikat europiane te zgjerimit per vitet 2011-2012, do te fokusohen ne fushen e sundimit te ligjit, rritjen e bashkepunimit rajonal dhe pajtimit ne Ballkan; rimekembjen e qendrueshme ekonomike dhe pershtatjen me Strategjine Europa 2020; dhe shtrirjen e rrjeteve te transporit dhe energjise.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA