Këmbëngulja e Serbisë për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës solli dështimin e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Dialogu nuk u zhvillua sepse delegacioni serb nuk ishte i gatshem per te vazhduar me bisedime sot. Situata ne doganat e veriut te Kosoves nuk eshte pjese e dialogut dhe as subjekt i ndonje negociate te vecante me Serbine,” njoftoi menjehere pas anulimit, Robert Cooper, ndermjetesuesi i BE-se ne kete proces.

Pas negociatave dypaleshe Cooper- Tahiri dhe Cooper-Stefanovic te nje nate me pare dhe insistimit te perfaqesuesit te BE-se paraditen e sotme per te vijuar dialogun per temat e energjise, telekomunikimit dhe bashkepunimit rajonal, si edhe per menyren sesi jane zbatuar apo jo marrëveshjet e deritanishme, Brukseli deshtoi te ule serbet ne nje tryeze me kosovaret ne raundin e 7 te dialogut.

“Dialogu do te vijoje kur pala serbe do te jete e gatshme per t’u riangazhuar. Qellimi i procesit mbetet diskutimi i ceshtjeve qe synojne permiresimin e jetes se njerezve dhe afrimin e paleve ne BE,” sqaroi me tej Robert Cooper.

Nje dite me pare, kryesuesja e pales kosovare Edita Tahiri kerkoi qe Serbia te ndeshkohet ne procesin e integrimit europian per mosrespektim te marreveshjeve te arritura deri me sot, ndersa kerkoi vendosjen e marredhenieve kontraktuale Kosove-BE, si vleresim te konstruktivitetit nga pala shqiptare ne kete dialog.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel