Kryeministri grek Jorgo Papandreu do të zhvillojë një bisedë me kancelaren gjermane Angela Merkel, për të diskutuar mbi përpjekjet e vendit të tij për të shkurtuar deficitin buxhetor.
Takimi vjen pasi liderët evropianë do të vendosin nëse të lirojnë këstin e ndihmave për Greqinë.
Ata po përpiqen të bien dakord për një paketë gjithëpërfshirëse për të zgjidhur problemin e borxhit në eurozonë njëherë e përgjithmonë.
Megjithatë, ndarjet mes përfaqësuesve të vendeve anëtare mbeten mbi gjetjen e mënyrës më optimale për zgjidhjen e krizës.
Liderët e vendeve anëtare të grupimit G20 u takuan në fundjave për të diskutuar mbi cështjen, por autoritetet evropiane theksuan se në takim nuk u arrit asnjë marrëveshje për planin e madh.
Një numër i konsiderueshëm idesh u diskutuan, mes të cilave 50 për qind të shkruara për qeverinë greke.
Propozime të tjera përfshinin përforcimin e bankave të mëdha evropiane që mund të preken nga falimentimi si pasojë e detyrimeve financiare, si dhe rritjen e fondeve-ndihmë për vendet e eurozonës.
Gjithësesi, mbrëmjen e së hënës, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble shprehu rezervat e tij ndaj planeve për përkrahjen e Fondit Evropian për Stabilitetin Financiar.
“Ne po i japim atij veglat që të punojë nëse do të jetë e nevojshme. Më pas ne do ta përdorim atë në mënyrë efikase, por nuk kemi ndërmend të rrisim volumin e tij”, tha Schaeuble.
Greqia, krizë dhe greva
Një vale të re grevash në sektorë të ndryshëm të vendit po përballojnë grekët në fillimin e një jave që konsiderohet tepër e rëndësishme për arsye se pritet të vijnë ekspertët e FMN-së,BE-së dhe BQE-së për të aprovuar ose jo këstin e gjashtë të huasë për Greqinë.
Qytetaret ndjehen te frikesuar ,te deshperuar ,por edhe te revoltuar pas publikimeve te shumta ne mediat e huaja dhe skenareve per nje reduktim jo vetem te borxhit kombetar,por edhe te nje sulmi te eger, sic e quajne ne menyre karakteristik, e mbi cdo te ardhur apo pasuri te tyre.
“Nuk pres gje nga nje shtet qe nuk me ka ofruar asgje ne arsim, shendetesi dhe sektore te tjere. Nuk ka te drejte te me kerkoje asgje. Punoj 22 vjet ne sektorin privat dhe nuk mund te me kerkoje me teper”, thotë një 40-vjecare.
Fillimin e protestave e shenoi greva e nenpunesve te metrose dhe e atyre te mjeteve te sherbimit publik qe ka shkaktuar perseri probleme ne qarkullimin e automjeteve dhe levizjen e qytetareve.
Ne oret e mengjesit të së hënës pjestare te forcave speciale te policise kane vendosur nje pankarte gjigande mbi kodren Lukavitos ne Athine ne te cilen shkruanin: “ Dita e pageses eshte dite zie”. Ndersa prej së martës do te rifillojne protesten e tyre edhe taksistet,doganieret dhe nenpunesit e tatim taksave.
Ashtu sic shkruan shtypi grek, edhe nga takimi i së dielës i ministrit te Financave Venizellos me shefen e FMN-së Kristin Lagard,qytetaret presin jo vetem nje qethje te borxhit ne masen 50% sipas planeve te reja qe qarkullojne,por edhe masa akoma me te rrepta per reduktime te metejshme te te ardhurave te tyre.
E perditshmja spanjolle ‘El Pais’ shkruan ne menyre karakteristike se ashtu si ne tragjedite greke, kryeministri Papandreu duhet te vrase babane e tij ,perderisa me masat financiare qe po merr , po shkaterron te gjitha reformat ekonomike qe kishte marre udheheqesi i madh Andrea Papandreun ne kohen kur ai qeveriste ,te cilat synonin mireqenien dhe te drejtat e grekeve.
Greqi, në shitje asetet publike
Situata tragjike në të cilën ndodhet ekonomia e vendit ka detyruar qeverinë greke të nxjerrë në shitje gati gjithë asetet publike.
Një njoftim zyrtar i saj tregon se tashmë është përgatitur drafti ligjor dhe së shpejti fillojnë procedurat për nxjerrjen në shitje të disa prej godinave më historike të vendit, ku si më kryesorja renditet ndërtesa e Ministrisë së Jashtme në rrugën “Vasilis Sofias”, ajo e Ministrisë së Drejtësisë, godina e televizionit shtetëror ERT në rrugën “Rigjilis”, por edhe godina të tjera simbol, sic është Drejtoria e Policisë së Atikës, ajo e Policisë së Emigracionit dhe një numër i madh godinash nëpër gjithë vendin.
Zëdhënësi i qeverisë sqaroi se ndërtesat do t`iu shiten privatëve dhe do të rimerren prej tyre me qera, cka garanton funksionimin normal të institucioneve.
Përmes një hapi të tillë synohet që nga shitja e aseteve shtetërore, të mblidhen rreth 1.2 miliardë euro. Një plan tjetër privatizimesh pritet të fillojë së shpejti, në të cilin renditen kompanitë shtetërore që ende janë pronë e shtetit, ku vendin kryesor e zë korporata energjitike DH.E.I, aksionet shtetërore të Aeroportit të Athinës, hekurudhat, por të dhe disa prej ndërmarjeve publike më të fuqishme në vend. Qeveria thotë se privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore që ende janë nën kontrollin e saj,do t’i japë një shtysë ekonomisë së vendit.
Greqia detyrohet të pakësojë në mënyrë drastike sektorin publik dhe atë shtetëror, si kusht për lëvrimin e kësteve të ndihmës prej Bashkimit Europian dhe FMN.
Top Channel