Vret të fejuarën shtatzënë dhe më pas veten

26/09/2011 00:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së hënës, kur një 27-vjecar
qëlloi me armë zjarri të fejuarën shtatzënë, duke i shkaktuar asaj vdekjen dhe
vetëm disa minuta më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Ngjarja ndodhi në Rrogozhinë ku Kreshnik Selmani vrau me arme të fejuarën Marsida Hoxha, vetëm 22 vjec.

Selmani ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi Hoxhën dhe në kushtet e një tronditjeje të rëndë psikologjike ka qëlluar edhe mbi veten.

Sipas policise vrasja ka ndodhur ne shtepine e vajzes dhe te dhenat e para tregojne se gjithcka ka ndodhur pas nje konflikti mes ciftit. Selami i cili jetonte ne Durres ka shkuar mbremjen e djeshme ne shtepine e te fejuares se tij. Sipas banoreve te lagjes cifti ne mengjes ka qene ne oborrin e shtepise, ku me pas jane degjuar debate te forta mes tyre dhe te shtena me arme.

Policia e cila mberriti ne vendgjarje gjeti te dy trupat e pajete, te mbuluar me gjak dhe armen e krimit automatik kallashnikov. Dy te rinjte ishin fejuar 7 muaj me pare dhe shtatzania e vajzes ka qene arsye e konflikteve qe cifti kishte nisur ditet e fundit, sipas familjareve dhe deshmitareve 27- vjecari kishte kerkuar abortimin e femijes por edhe te ndahej nga vajza, te cilen e kishte njohur kur ndodhej ne burg i denuar per trafik droge. Pas daljes nga burgu ishte fejuar me vajzen dhe pak muaj me vone ajo priste te sillte ne jete nje femije.

27 vjecari pasi pas debatit me te fejuaren e ka qelluar ate me arme zjarri duke e lene te vdekur ne vend, e me pas ne gjendje te tronditjes se thelle per krimin e bere ka qelluar edhe mbi veten.

Familjaret e dy te rinjve kane njoftuar policine per krimin e ndodhur e cila ka nisur hetimet duke marre ne pyetje te afermit e dy te rinjve, si dhe duke kqyrur vendin e ngjarjes.

Top Channel