Spekullimeve te turbullta se miqte e dikurshem ne pushtet do t’i ndante
dredhia politike duket se moren fund. Rusët morën një përgjigje se kush
prej tyre do të hyjë në garën presidenciale.
I takoi Dmitry Medvedev-it t’i hapë rrugën Putin-it, për të kandiduar per postin e presidentit ne zgjedhjet e Marsit, 2012. Medvedjev e deklaroi hapur kete në kongresin e përvitshem të partisë Rusia e Bashkuar, e drejtuar prej Putinit. Ajo dominon politiken ruse dhe vezhguesit –prej kohesh- kane pohuar se kthimi i Putin-it ne Kremlin eshte thuajse i garantuar.
“Duke iu referuar ofertes per te kryesuar listen e partise dhe per t’u angazhuar ne punet e saj si dhe per te patur nje nje fushate te suksesshme ne zgjedhje, mendoj se do te ishte e pershtatshme per Kongresin te mbeshtese kandidaturen e kreut te Partise Vladimir Putin per postin e Presidentit te vendit”, tha Medvedev.
E gjitha kjo do te thote me dy fjale, ndryshim rolesh. Dhe kryeministri rus Vladimir Putin nuk kish si mos te pranonte propozimin e mikut te tij.
“Deshiroj te te falenderoj per reagimin pozitiv per propozimin per te kandiduar ne postin e Presidentit te Rusise. Per mua ky eshte nje nder i madh”, tha Putin.
Vladimir Putin, perpara zgjedhjes se Medvedev si president ne vitin 2008, perfundoi dy mandatet ne krye te Kremlinit. Kushtetuta nuk e lejoi ate te vazhdonte dhe nje mandat te trete, per kete arsye dy miqte arriten nje marreveshje, kohe me pare per t’i lene stafeten njeri-tjetrit ne pushtet.
Me ndryshimet e neneve te kushtetues, mandati i presidentit do te jete gjashte vjet dhe jo 4 si me pare. Pra duke bere nje llogaritje te thjeshte dhe duke iu referuar Kushtetutes se Rusise parashikohet qe Putini mund te jete ne krye te Rusise, per dy mandate, pra deri ne vitin 2024.
Dyshja e pushtetit
Ka patur nga ata analiste qe besonin se Medvedev i kishte te gjithe kartat per te vijuar postin. Ai eshte presidenti i nje prej vendeve me te medha ne bote, nje nga me te pasurit me burime natyrore dhe nje prej me te fuqishmeve. Tre vitet e tij ne detyre kane qene te suksesshem.
Rusia e perballoi krizen ekonomike me mire se cdo vend tjeter dhe klasifikimi ne agjensite e vleresimit jane ende te mira. Stili i tij eshte shume i ngjashem me ate te politikaneve te Europes Perendimore. Shume i zgjuar dhe krijon nje raport te menjehershem me njerezit qe takon.
Ndersa ka disa pjesetare te elites politike dhe te biznesit te cilet besojne se gjashte apo 12 vjet te Putin-it do te ishin nje shkaterrim per Rusine, duke rrethuar nje sistem qe po rritet i korruptuar. Ata e shihnin Medvedevin si njeriun me vizion qe do ta ngrinte nje shkalle me lart demokracine ruse dhe do te zbatonte ligjin per te gjithe.
Por sa mbeshtetje do te kete Putin, nese zgjidhet president? Sondazhi i fundit sygjeron se popullariteti i tij ka rene, por mbetet politikani numer 1 ne Rusi. Per njerezit, eshte ai qe nisi reformat dhe Medvedev vazhduesi i tyre.
Shume ruseve nuk fajesojne qeverine per problemet e tyre por zyrtaret locale apo oligarket e pasur, qe i shohin pergjegjes per gjerat qe u shkojne keq. Celesi i suksesist te Putin-it dhe imazhit te tij,si nje “Car i mire” eshte kontrolli i medias.
Vezhguesit mendojne se problemi me i madh nuk eshte kthimi i Putinit ne Kremlin, por kombinimmi i renies se dukshme te legjitimitetit te autoriteteve me detyrat e komplikuara dhe te veshtira, qe duhet te zgjidhe qeveria e ardhshme.
Top Channel