Gjatë vizitës zyrtare në Austri presidenti Bamir Topi është takuar me homologun austriak Hajnc Fisher. Sic njofton zyra e shtypit në presidencë, takimi është zhvilluar në Pallatin Presidencial “Hofburg” në Vjenë nga ku presidenti Topi shprehu mirënjohjen për të gjithë mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të Austrisë, sidomos në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Presidenti Topi ka theksuar se përparësi themelore e politikës së jashtme shqiptare, duke vënë në pah besimin se me përpjekje serioze e me ndihmën e partnerëve europianë si Austria, vendi ynë do të mundë të marrë shumë shpejt statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi në takim rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare me Austrinë, me qëllim intensifikimin e investimeve të biznesmenëve austriakë.
Ndërsa presidenti i Republikës së Austrisë, Hajnc Fisher, siguroi se Austria do të vazhdojë të japë të gjithë mbështetjen në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë.
Top Channel