Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi prezantoi para përfaqësuesve të drejtësisë, gjyqësorit, prokurorisë, administratës së burgjeve, si dhe shërbimit të provës, projektligjin për mbikëqyrjen elektronike.
Ministri i Drejtësisë tha para të pranishëmve se, kjo nismë është një hap pozitiv që synon jo vetëm uljen e popullsisë në burgje, por përmirëson më tej trajtimin e personave që kanë kryer vepra penale.
Sipas ministrit Eduart Halimi, vetëm për vitin 2010 policia shqiptare ka paguar një faturë financiare prej 3 milionë eurosh për të ruajtur personat me arrest shtëpie.
Mbikëqyrja elektronike kryhet nëpërmjet një pajisjeje elektronike që vihet në trupin e një personi, ndaj të cilit ka një vendim gjykate, për kufizimin e lëvizjes së tij.
Nëpërmjet një aparati GPS transmetohet vendndodhja e tij. Vitin e ardhshëm është planifikuar që ajo të planifikohet në 300 deri në 500 të dënuar.
Aktualishit Ministria e Drejtësisë së bashku me shërbimin e provës ka kaluar procesin e draft/hartimit të projektligjit, ndërsa pritet që ai të kalojë në fazat e tjera.
Top Channel