Berisha në Samitin për Ballkanin

23/09/2011 20:05

Në vijim të qëndrimit në SHBA, kryeministri Sali Berisha mori pjesë me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama, në pritjen e organizuar prej tij për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në punimet e sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sic njofton zyra e shtypit e Kryeministrisë, Berisha zhvilloi një bisedë me presidentin Obama.

Këtë takim kryeministri Berisha e ka shfrytëzuar për të ftuar presidentin Obama për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

Po sipas zyrës së shtypit, mësohet se kryeministri Berisha mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit, me temë “Një vizion për një të ardhme të përbashkët”, ku merrnin pjesë gjithashtu kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe kryeministri i Malit të Zi, Igor Luksic.

Ky Samit i përvitshëm synon të promovojë trashëgiminë e tolerancës ballkanike dhe mirëkuptimin midis liderëve politike, religjiozë, si dhe bizneseve, gazetarëve dhe artistëve të vendeve të Ballkanit dhe më gjerë, si dhe krijimin e bashkëpunimit etnik, fetar e gjuhësor në rajon nëpërmjet vendosjes së qëllimeve dhe idealeve të përbashkëta.

Kryeministrat në fjalimet e tyre u fokusuan në ekonominë, investimet dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Berisha u përqendrua në fjalën e tij në rëndësinë e këtij takimi dhe bëri një prezantim të përmbledhur të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, sikurse bëri pak ditë më parë në bursën Nasdaq dhe televizionin CNBC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA