Një nga përvojat më të trishtueshme, si 31 vjet më parë bota u gjend në prag të luftës bërthamore për shkak të një rakete shkencore Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka shkaktuar sërish skandal gjatë
paraqitjes së tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të
Bashkuara me sulme anti-izraelite dhe anti-amerikane. Pak kohe pas 10
vjetorit te sulmeve te 11 shtatorit 2001 ne Amerike, lideri iranian i
vijes se ashper vuri në dyshim sfondin e atentateve, ceper e
ekstremistëve te Al Kaedes dhe i quajti ato disi te cuditshme.
“Nuk e di, valle kush e perdori incidentin misterioz te 11 shtatorit si pretekst per te sulmuar Afganistanin dhe Irakun, duke vrare, plagosur e shperngulur mijera vete ne te dy keto vende, me qellimin e qarte te vinte Lindjen e Mesme nen dominim e vet, e bashke me te, edhe burimet e medha te rajonit me nafte”, tha Ahmadinexhad.
Ne momentin kur Ahmadinexhad i cilesoi Shtetet e Bashkuara “nje fuqi arrogante” qe kercenon kedo ve ne dyshim holokaustin dhe sulmet e 11 shtatorit, delegacioni amerikan u ngrit e doli nga salla ne shenje proteste, i pasuar shume shpejt edhe nga delegacione te vendeve te tjera perendimore.
Ahmadinexhad nuk u frenua nga komentet, perkundrazi i vazhdoi ato, duke fajesuar Ameriken per vrasjen e Osama Bin Ladenit, ne nje kohe kur sic deklaroi ai, lideri i Al Kaedes duhet te ishte nxjerre para gjyqit duke qene se prej tij mund te perftoheshin informacione te vyera mbi veprimtarine e grupeve terroriste. Ceshtjes se shtetit palestinez, lideri iranian iu referua shume pak dhe nuk komentoi mbi planet e saj per shtetesi, ashtu sic preteferoi te kalonte ne heshtje edhe subjektin e kryengritjeve pro-demokracise ne boten arabe.
Top Channel