Vendimi për ndërmarrjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, ka qenë një vendim i qeverisë kosovare, pa konsultime të mëhershme me ndërkombëtarët.

Kjo është deklarata e lëshuar nga zv/ministrja e qeverisë Thaci, Mimoza Kusari-Lila. Nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë me Prishtinën mundësuar nga Top Show, zonja Kusari-Lila, tha se megjithatë ndërkombëtarët janë informuar për cdo hap. Ajo nënvizoi se këto masa, ishin pasojë e vështirësive ekonomike që po has Kosova për shkak të izolimit dhe pamundësisë së eksportimit të mallrave me Serbinë dhe Bosnjen.

“Reciprociteti ka qenë një vendim i vendasve, por kemi mbajtur të informuar faktorin ndërkombëtar, vecanërisht ndërmjetësuesin në bisedimet me Serbinë, Kuper. Kemi njoftuar për vështirësitë që përballet Kosova me izolimin që i bëhet mallrave kosovare për shkak të vulave, nga Serbia e Bosnja”, tha zonja Kusari-Lila.

Më tej zv/kryeministrja tha se këto masa, nuk ishin të njëanëshme, duke hedhur poshtë deklaratën e baroneshës Ashton dhënë pak ditë më parë. Zonja Kusari-Lila shtoi se reciprociteti duhej të ishte ndërmarrë para disa viteve.

“Nuk pajtohem me baroneshën Ashton dhe të tjerë që thonë se Kosova ka marrë masa unilateriale për një veprim të ndërmarrë nga Serbia për 3 vite me radhë. Ka qenë një ndër vendimet më të drejta të marra. Kemi kërkuar si opozitë këtë vendim, këto masa edhe kur kemi qenë në opozitë. Tani që jemi në qeveri e bëmë realitet. Ka qenë një vendim i studiuar dhe i domosdoshëm për ekonominë e Kosovës, të tjerat që kanë ndodhur janë efekte anësore që kanë peshë në fushën politico-ekonomike në Kosovë”, u shpreh zv/kryeministrja.

Ndërkohë, i ftuar në panelin e Top Show, nga lëvizja Vetëvendosje, Dardan Sejdiu pasqyroi edhe njëherë pikëpamjen e lëvizjes për largimin nga bisedimet me Serbinë. Sipas tij, Kosova nuk ka pse të bisedojë me Serbinë. Zoti Sejdiu kritikoi edhe planin e veprimit për marrjen e dy pikave doganore në veri duke thënë se është ndërmarrë pa një strategjit të mirëfilltë veprimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA