Grupi muzikor R.E.M, nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të internetit, ka njoftuar shkrirjen e tij pas 31 vitesh aktiviteti duke habitur dhe trishtuar të gjithë fansat.
“U drejtohemi të gjithë fansave dhe miqve tanë: kemi vendosur që R.E.M nuk do të jetë më në aktivitet. Largohemi me mirënjohjen më të thellë për mbështetjen që kemi marrë dhe të kënaqur me arritjet tona. Ju falenderojmë që na keni dëgjuar”, lexohet në komunikatë.
R.E.M ka prodhuar 15 albume, mes të cilëve “Murmur”, “Reckoning”, Document, “Out of Time” dhe “Automatic For the People”. Disa nga këngët më të njohura të kësaj bande janë “Losing My Religion” dhe “Everbody Hurts”.
Kënga e tyre e fundit, “Collapse Into Now” u lançua marsin e kaluar.
Top Channel