Gjykata e qarkut në Prishtinë ka dhënë masën 30 ditë arrest shtëpie për deputetin e PDK-së, Fatmir Limaj.

Ka qenë prokurori i cështjes për krimet e luftës, i cili ka kërkuar masën e arrestit ndaj ish-luftëtarit të UCK-së.

Përvec akuzës për krime lufte, Limaj po hetohet edhe për korrupsion, që dyshohet ta ketë kryer gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Transporteve.

Nënkryetari i PDK u thirr në gjykatë pas shpalljes zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve.

Një ditë më parë ky organ njoftoi se, në bazë tëvendimit, deputetët nuk gëzojnë imunitet ndaj veprave penale që kanë kryer jashtë fushëveprimit të tyre parlamentar dhe se mund të arrestohen pa vendim Kuvendi.

Përvec Limajt, për krime të kryera gjatë luftës në fshatin Kleckë të Lipjanit, nën hetim janë edhe 9 ish-luftëtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Ata janë: Arben, Naser e Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazrreku, Naser, Sabit e Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj. 

Top Channel