Greket kanë pritur me indinjim dhe zemërim të thellë masat e reja të
qeverisë ‘Papandreu’, të cilat prekin sidomos mbi 1.2 milionë
pensionistë, si dhe qindra mijëra nënpunes të aparatit shtetëror, që në
rastin më të mirë nese i shpëtojnë pushimit nga puna do të kenë përsëri
një reduktim të ndjeshëm të të ardhurave të tyre.

Qeveria greke ka deklaruar nje sere masash te tjera ne menyre qe te perfitoje kestin e gjashte te ndihmes nga FMN-së,BE-së dhe BQE-së. 30000 greke do te kalojen ne sistemin rezerve me predispozite te pushohen nga puna brenda nje viti,ndersa kjo shifer do te shkoje mbi 150.000 ne 2015.

“Problemet qe duhet te zgjidhe gjenerata e sotshme jane perqendruar nga shume breza. Masat jane te ashpra ,te veshtira, por duhet t’i përballojme me optimizem”, tha Giorgios Papoulias.

Masat e herepashershme, por te pasukseshme te qeverise per reduktimin e borxhit e kane tkurrur ndjeshëm  ekonomine greke qe mbeshtetet kryesisht tek konsumi. Sindikatat kane reaguar menjehere duke shpallur dy greva 24 oreshe ne muajin tetor. Sot ne Athine dhe qytetet e tjera ka pasur probleme nga greva e mjeteve te sherbimit publik, si dhe nga ajo e sindikates se taksistëve.

Per sakrifica te reja qe presin greket bejne fjale gazetat vendase. ‘Sulm pa meshire’, shkruan e djathta konservatore ‘Eleftheros Tipos’.’Marramendje per rrogetaret dhe pensionistet’ eshte titulli i proqeveritares  ‘Ethnos’.

Një biznesmen grek thotë se këto janë masa nga më të rreptat qe jane marre. Sipas burimeve prane qeverise gjermane kryeministri Papandreu do te kete nje takim me kancelaren Merkel te marten, ndersa edhe shtypi gjerman thekson se masat qe ka marre Athina po pergjakin greket dhe se jane te papara ndonjehere ne historine  e vendit.

Papandreu shpall masat drastike

Pas një mbledhje maratonë prej gjashtë orësh qeveria Papandreu ka shpallur një sërë masash të reja financiare të cilat janë konsideruar si një tsunam i ri për qytetarët grekë.

30000 nënpunës të aparatit shtetëror do të kalojnë në sistemin e nënpunësve rezervë për një vit, për t’u pushuar më pas nga puna, ndërsa deri në fund të vitit 2015, ky numër do të shkojë në 150000 vetë.

Gjithashtu do të  aplikohet menjëhere rroga e unifikuar në aparatin shtetëror, do të reduktohen me 20% pensionet mbi 1200 euro dhe me 40% pensionet mbi 1000 euro të atyre që janë nën moshën 55 vjec. Si
nivel ku do të fillojë tatimi i të ardhurave vjetore do të jetë tashmë shuma prej 5000 eurosh në vit për person,  një taksë që përfshin në masë të gjërë emigrantët shqiptarë të cilët deklarojnë të ardhura të ulëta. Do të bëjmë gjithcka në mënyrë që vendi të qendrojë në Eurozonë, ka deklaruar nga parlamenti ministri i Financave.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA