Halle Barry thyen këmbën

22/09/2011 15:30

Aktorja Halle Barry ka thyer këmbën duke pushuar në Mallorca të Spanjës.

44-vjeçarja është duke xhiruar filmin ‘Globe Atlas’ dhe është parë javën e kaluar në Gllasgou të Skocisë duke xhiruar personalisht, pa ndihmën e dublantëve, skena të rrezikshme, por dita e pushimit ishte ajo që i solli dëmtimin.

Filmimet janë tranferuar në Spanjë dhe ditën e djeshme Halle Barry është parë në një karrige me rrota dhe me këmbën në allçi.

Sipas ‘TMZ’, aktorja dëgjoi një kërcitje në këmbë dhe ndjeu dhimbje. Kur shkoi në spital mori vesh se kishte thyer këmbën.

Studioja ‘Warner Bros’ ka lëshuar këtë komunikatë: “Halle Barry ka pësuar një dëmtim në këmbë kur ishte duke ecur në Mallorca gjatë një dite pushimi nga xhirimet e filmit ‘Globe Atlas’.”

“Filmimet do të vazhdojnë”, lexohet në komunikatë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel