Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve,FRONTEX eshte e ekspozuar ne
raste te keqtrajtimit te emigranteve ne Greqi- theksohet ne raportin e
organizates ‘Human Rights Watch’ qe u publikua te merkuren ne Bruksel.

Raporti bazohet ne intervistat qe u jane marre 65 emigranteve azilkerkues ne Greqi ne nendor te vitit 2010 dhe ne shkurt te 2011, si dhe policeve greke apo nenpunesve te agjensise. Kane qene pikerisht keta nenpunes- theksohet- qe kane cuar neper qeli qe kishin nje kapacitet vetem per 30 persona ,mbi 97 vete ,duke krijuar kushte cnjerezore burgimi.Ne 62 faqet e ketij raporti qe quhet ‘Duart e ndyra te BE”, FRONTEX konsiderohet si i perfshire ne keqtrajtimin e emigranteve ne Greqi ne periudhen e pare katermujore te operacioneve te saj te perbashketa me forcat kufitare greke ne zonen lindore te vendit.

‘Human Rights Watch’ thekson se ne qendren Filakio ne kete zone ka pasur raste qe femije te pashoqeruar nga prinderit jane mbyllur ne qeli me persona te rritur, qe nuk ishin te afermit e tyre dhe kane vuajtur nga kushtet higjienike teper te papershtatshme.Por megjithese ky raport akuzon kryesisht forcen FRONTEX , nuk perjashtohen nga pergjegjesia organet greke – ka deklaruar drejtori i Programit te Emigracionit te organizates Bill Frelik.

Nga Brukseli, Mikele Cercone , perfaqesuesi i Komisioneres per Ceshtjet e Brendshme te BE-se, Cecilia Malmström , ka reaguar ndaj akuzave te organizates, duke deklaruar se duhen ndare përgjegjësitë e shërbimit komunitar dhe te autoriteteve greke.Greqia eshte kritikuar ashper nga organizata ‘Human Rights Watch’ edhe ne nentorin e kaluar per keqtrajtimin e 120 femijeve te mitur ne nje prej kampeve te emigranteve te huaj ne kufirin me Turqine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA