Era Rusi nuk shqetësohet për peshën e saj

22/09/2011 19:30

Era Rusi nuk shqetësohet aspak për peshën e saj trupore.

Këngëtarja, e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, thekson se nuk i intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët për formën e saj fizike dhe pikërisht kjo gjë e ka ndihmuar të jetë në formë.

“Kur isha e vogël kam qenë mbipeshë dhe më shqetësonte fakti se çfarë mendonin të tjerët për mua. Në momentin që unë nuk po stresohesha më se çfarë thonin të tjerët për trupin tim, fillova të ndihesha mirë me veten time dhe fillova të dobësohesha”, rrëfen Era.

“Nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Kemi struktura të ndryshme trupore dhe nuk mund t’i ngjajmë të gjitha modeleve”, shton këngëtarja.

Gjithsesi, Era Rusi thekson se në shkollat shqiptare duhet punuar më shumë në orën e edukimit fizik dhe fëmijët të bëjnë më shumë aktivitet fizik në mënyrë që të shmanget rreziku i obezitetit.

Të njëjtën gjë mendon edhe Moza Mevlani: “Fëmijët duhet të marrin informacion nga bangat e shkollës mbi rreziqet e obezitetit dhe të bëjnë aktivitet fizik në palestrat e shkollës. Fëmijët duhet të kuptojnë mirë rëndësinë e aktivitetit fizik.”

“Njeriu ka nevojë për të gjitha ushqimet dhe të bëjë çdo ditë aktivitet fizik. Ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në palestër, mund të ecin kur shkojnë për të bërë pazar apo për të marrë fëmijët nga shkolla”, shtoi Mevlani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA