Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, megjithatë pa
incidente. Ndërsa KFOR-i ka hequr telat me gjemba nga pikëkalimi kufitar
në Bërnjak,por për shkak të barrikadave kalimi mbetet ende i bllokuar.

Njoftohet se policia e EULEX-it ka arrestuar dy serbë, pasi akuzohen për hapje zjarri ndaj një pjësëtari të policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tyre Dejan Vasic, ndërsa Telegraf citon se ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit.

Ndërkohë mësohet se barrikadat do të qëndrojnë edhe për pak ditë dhe sipas “Kohës Ditore”, pritet që për një aksion tjetër të mundshëm të EULEX dhe KFOR të ketë më parë një konsultim me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaci.

KFOR-i e EULEX-i nuk e shohin çështjen e heqjes së barrikadave vetëm si aksion të organeve të sigurisë. Në këtë mënyrë të dy këta mekanizma ndërkombëtarë i presin që përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe të Serbisë të konsultohen me Brukselin për mënyrën se si do të mundësohet qarkullimi i qytetarëve në pjesën më problematike të Kosovës.

Strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët në pjesën që dominohet nga qytetarët serbë të Kosovës nëpërmjet barrikadave të ndryshme përfshirë muret e betonit, si përgjigje ndaj veprimit të EULEX-it dhe KFOR-it të koordinuar me institucionet e Kosovës për vendosjen e doganierëve në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralph Adametz, ka thënë se misioni paqeruajtës i NATO-s nuk ka dhënë asnjë ultimatum për heqjen e barrikadave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA