Robert Pattinson falë sagës ‘Twilight’ është vampiri më i famshëm i historisë së kinemasë (së bashku me Kontin Drakula), por tashmë aktori ka lënë mënjanë personazhin e Edward Cullen për t’iu përkushtuar muzikës.
Britaniku ka filluar punën për regjistrimin e një disku muzikor.
“Muzika është dashuria e tij e parë dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk është marrë me të sepse ka pasur shumë punë me xhirimet e filmave, por momenti më i bukur i ditës për Robert është kur hyn në studion muzikore”, shprehet një zëdhënës i Pattinson për ‘UsWeekly.com’.
Robert Pattinson ka shkruar dy këngë për kolonën zanore të ‘Twilight’ dhe vetë aktori ka thënë në një intervistë të disa kohëve më parë se kur ishte i vogël donte të bëhej muzikant.
“Më pëlqen shumë t’i bie pianos. Gjithmonë kam dashur që të isha muzikant në një bar dhe të plakesha duke i rënë pianos me një gotë uiski afër”, ka deklaruar Pattinson.
Top Channel