Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj është paraqitur të mërkurën në Prokurorinë Speiciale, për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve mbi dyshimet për shpërdorim detyre gjatë kohës që menaxhonte Ministrinë e Transporteve.

Limaj, i shoqëruar nga avokatët e tij, nuk bëri asnjë deklaratë për mediat pasi doli nga zyrat e prokurorisë, të cilat ai do t’i “vizitojë” sërish më 10 dhe 12 tetor.

Më herët avokati i tij mbrojtës, Tahir Rrecaj deklaroi se beson në pafajësinë e Limajt dhe se do të shtronte pyetjet dhe komentet e tij para prokurorëve të cështjes për ta dëshmuar atë.

Limaj, i hapet rruga arrestimit

Me kërkesë të qeverisë së Kosovës, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën nëse deputetët gëzojnë imunitet nga ndjekja penale.

Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri vendosi që: Në përputhje me  nenin 75(1), nenin 89 dhe nenin 98 të Kushtetutës, deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidenti i Republikës dhe anëtarët e qeverisë gëzojnë imunitet funksional për veprimet dhe vendimet e ndërmarra brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre përkatëse.

Ndërsa nuk e gëzojnë imunitetin nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre.

Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit të tyre dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë, sqaron gjykata.

Sipas këtij vendimi, deputeti mund të arrestohet apo ndalohet gjatë kohës që nuk është duke kryer detyrat, pra kur nuk ka mbledhje plenare të Kuvendit ose mbledhje të komisioneve të tij, edhe pa vendim të Kuvendit.

Ky vendim duket se i hap rrugën Prokurorisë së EULEX-it për të arrestuar deputetin e PDK-së Fatmir Limaj, sepse, ndaj tij ka lëshuar një fletëarrest për krime lufte pak kohë më parë.

Limaj: Thaci, një hipokrit

Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, e quan jo kushtetuese kërkesën të cilën qeveria e Kosovës ia bëri Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur cështjen e imunitetit të deputetëve.

Në një intervistë për Top Channel, deputeti kosovar i cili prej kohësh përballet me procese gjyqësore sa për krime lufte dhe për korrupsion, nuk preferon më të flasë për to. Ai ndalet te Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do të duhej fillimisht ta shqyrtonte kushtetushmërinë e kërkesës së qeverisë.
 
“Gjykata Kushtetuese duhej ta hidhte poshtë si kërkesë. Kërkesa e qeverisë ka qenë jo kushtetuese dhe qeveria nuk është organ kompetent që mund të kërkojë interpretim. Imunitetin asnjë kushtetutë në rajon nuk e ka më të qartë se sa Republika e Kosovës dhe aty s’ka cfarë të interpretohet. Kjo kërkesë është thjesht një kamuflim pasi qeveria nuk ka nevojë të kërkojë për deputetët, për presidentin. Qeveria, nëse ka nevojë duhet që të kërkojë për qeverinë”, deklaron deputeti, Fatmir Limaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA