Marrëdhëniet serbo-ruse, të konsideruara deri më sot të shkëlqyera, mund
të pësojnë një krisje për shkak të një deklarate të pamatur të
ambasadorit rus në Beograd.

Sipas mediave ruse, bëhet fjalë për një skandal diplomatik, pasi ambasadori Aleksandr Konuzin vuri në dyshim patriotizmin e qytetarëve serbë.

“Është një incident i madh diplomatik, i cili mund të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet ruso-serbe”, shkruan gazeta “Izvestija”.

Gazeta në fjalë citon edhe reagimin e zëdhënëses së ambasadës ruse në Beograd, sipas të cilës, “deklarata e ambasadorit kishte karakter ofendues ndaj një zyrtari të plotfuqishëm të një shteti sovran”.

Zyrtari në fjalë, sipas të përditshmes, është Ivan Vejvoda, i cili i ka tërhequr vëmendjen diplomatit rus për shkelje të rendit të ditës.

Vejvoda njihet për afërsinë e tij me ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjic, i cili kishte prirje tërësisht perëndimore.

Në artikullin e “Izvestija” thuhet gjithashtu se, edhe presidenti Boris Tadic nuk i fsheh prirjet perëndimore, duke qenë se ka dorëzuar Ratko Mlladic dhe Radovan Karaxhic në Hagë.

Rusia ka qenë partneri kryesor i Serbisë në cështjen e Kosovës. Superfuqia paralajmëroi vendosjen e vetos ndaj pavarësisë në Këshillin e Sigurimit, gjë që bëri që cështja e statusit të kalonte në Grupin e Kontaktit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA